,,Terapia biologjike e Roche, me sukses zgjat jetën e pacientëve me kancer të gjëndrës së gjirit ‘‘

Disa gra që diagnostikohen me kancer të gjëndrës së gjirit, mund të ndodhin metastaza të kancerit në pjesët e tjera të trupit. Disa nga këto gra kanë progresivitet të sëmundjes edhe pse më parë kanë qenë në terapi, ndërsa disa prej tyre vonë i kanë dalluar simptomat dhe në kohën e diagnostifikimit veçse janë në fazën metastatike1.

Trajtimi i kancerit metastatik të gjëndrës së gjirit varet nga disa faktorë të tillë si biologjia e tumorit, vendi ku tumori është zgjeruar, simptomat dhe terapitë e mëparshme që  pacienti i ka pranuar  për këtë sëmundje1.

Bllokada e dyfishtë e HER2 me Perjeta (pertuzumab) dhe Herceptin (trastuzumab) si një qasje në trajtimin e kancerit të hershëm dhe metastatik paraqet një standard në praktikën klinike, dhe me të ndjeshëm përmirësohet mbijetesa e pacientit dhe cilësina e jetës. Ne HER2 pozitiv kancerin metastatik , arritja më e madhe në mbijetesë ndiqet përmes provës klinike të Kleopatrës.

Kleopatra është një studim  për evaluimin klinik të efikasitetit dhe sigurisë së Perjeta dhe Herceptin plus doketaxel në krahasim me terapinë standarde me Herceptin dhe doketaxel. Koha mesatare deri në paraqitjen e progresivitetit të sëmundjes u rrit për  6.1 muaj, nga 12.4 muaj në grupin e kontrollit në 18.5 muaj në grupin e trajtuar me Perjeta. Mbijetesa mesatare e përgjithshme në grupin me Perjeta është 56.5 muaj,  kurse në grupin e kontrollit është 40.8 muaj, me një ndryshim absolut prej 15.7 muaj. Kombinimi i Perjeta dhe Herceptin plus kimioterapisë, siguron një profil të përshtatshëm sigurie, pa rritur situata të padëshiruara 2.

Këto rezultate të rëndësishme tregojnë se mundemi së bashku me terapinë e kombinuar të Perjeta dhe Herceptin, mund të bëjmë më shumë për gratë në trajtimit primar të HER2 pozitiv të kancerit metastatik të gjëndrës së gjirit.

Megjithatë, përkundër arritjeve të jashtëzakonshme në trajtimit primar ,  te disa pacientë paraqitet progresivitet i sëmundjes dhe duhet të ndryshojnë terapinë. Prandaj, me futjen e teknologjisë inovative, Roche krijoi antitrup-medikament konjugues Kadcyla, i cili është një trastuzumab i lidhur direkt me një agens kimoterapeutik. Medikamenti  Kadcyla vepron nëpërmjet lëshimit target të agensit kimioterapeutik në brendi të qelizave tumoriale, duke mbrojtur kështu qelizat e shëndetshme përreth nga kimioterapia. Me këtë, Kadcyla paraqet një trajtim të suksesshëm  të HER2 pozitiv kancerin e gjëndrës së gjirit. Studimi  EMILIA tregoi një mbijetesë të përgjithshme mesatare të zgjatur në pacientët që morën Kadcyla për 6 muaj, në krahasim me ata që marrin lapatinib plus kimioterapi (30.9 përkundër 25.1 muaj)3.

Përveç terapive inovative për HER2 pozitiv kancerin, ,, Roch‘‘  po punon në mënyrë aktive për të gjetur shpresë edhe për pacientët me trefishtë negativ kancer të gjirit. Këta pacientë zakonisht shoqërohen me një prognozë më të dobët për mbijetesë. Kanceri i trefishtë negativ i gjirit ka numër të voglë të estrogjenit, progesteronit dhe HER2 receptorë, megjithatë, qelizat e tumorit mund të kenë shprehje të proteinës PD-L1. Kjo proteinë lejon që tumori të shmang përgjigjen imunitare. Duke përdorur ,,check-point”  inhibitorë, me sukses bllokohet aktiviteti i PD-L1 dhe me këtë  jepet një mundësi e re terapeutike për gratë me kancer të trefishtë negativ të gjëndrës së  gjirit4. Falë Studimit IMpassion130, tashmë kemi  konfirmimin e avantazheve të përdorimit të imunoterapisë në kancerin trefish negativ të gjirit metastatik5.

Përmes njohurive solide dhe përcjelljes së rregullt të terapive inovative, mund të shohim rezultate të shkëlqyera në përmirësimin e cilësisë së jetës. Me ndihmën e mundësive terapeutike në dispozicion, jeta vazhdon mëtutje edhe pas diagnostikimit të kancerit metastatic të gjirit tek pacientët onkologjik.

Autor D-r.spec. Ilir Ismaili

Referencat:

  1. American cancer society (2017), Treating breast cancer, Retrieved from: https://www.cancer.org/content/dam/CRC/PDF/Public/8581.00.pdf
  2. Pertuzumab, Trastuzumab, and Docetaxel in HER2-Positive Metastatic Breast Cancer, Sandra M. Swain et al., 2015, N Engl J Med.
  3. Trastuzumab Emtansine for HER2-Positive Advanced Breast Cancer, Sunil Verma et al. , 2012, N Engl. J Med
  4. Raoprt i zgjedhur të veçorive të preparatit Tecentriq
  5. Atezolizumab and Nab-Paclitaxel in Advanced Triple-Negative Breast Cancer, P.Schmid et al., 2018, N Engl. J Med

Одговори

Вашата адреса за е-пошта нема да биде објавена. Задолжителните полиња се означени со *