,,Mjekimi i HER2 pozitiv kancerit të gjëndrës së gjirit me terapi efikase‘‘

Për të bërë një ndryshim pozitiv në botë, patjetër të fillojmë nga vetja. Duke rritur ndërgjegjësimin për nevojën e vetë-ekzaminimit tek pacientët dhe mamografitë e rregullta, kanceri i gjirit mund të diagnostikohet në një fazë të hershme dhe të bëhet më shumë në fazën e mjekimit kur shërimi është i mundur.

Shfaqja e një gunge të fortë në gji, e cila është zakonisht pa dhimbje dhe shfaqet vetëm në njërën anë apo shfaqje e ndryshimeve të lëkurës, thithkës ose formës së gjirit, tregon një problem të mundshëm. Nëse vërehen ndryshime të tilla, reagimi i parë duhet të jetë caktimi i një kontrolli mjekësor  ku do të ndjeken ekzaminimet vijuese për të parë nëse bëhet fjalë për kancer të gjëndrës së gjirit.1

Kur përpiqen për zbulimin e hershëm të kancerit, duhet të diskutojmë dhe për administrimin e terapisë të përshtatshme në përputhje me profilin  biologjik. Kur një pacient diagnostikohet me kancer të gjirit, hapi tjetër duhet të jetë testimi i mëtutjeshëm për të përcaktuar llojin e saktë të kancerit.2

Bllokada e dyfishtë HER2 paraqet standard për kujdesin klinik te pacientët me kancer të gjëndrës së gjirit. Nëpërmjet mekanizmit komplementar të veprimit, Perjeta (pertuzumab) dhe Herceptin (trastuzumab) në kombinim me kimioterapinë, tregojnë rezultate që u japin pacientëve mundësinë më të mirë të shërimit.

Te pacientët me tumore më të mëdha,  shpesh marrin trajtim para operacionit (joadjuvant) për të zvogëluar madhësinë e tumorit dhe për të mundësuar një trajtim të suksesshëm kirurgjikal. HER2 karakterizohen nga një biologji më agresive dhe kanë një rrezik të lartë përsëritjeje, kështu që administrimi i terapisë joadjuvante  në këtë lloj kanceri, është një mundësi e përshtatshme.

Në terapinë joadjuvante, administrohen 4-6 cikle të Perjeta, Herceptin plus kimioterapi, e cila pothuajse dyfishon shkallën e përgjigjes komplete patologjike (PKO) në HER2 pozitiv raste krahasuar me trajtimin standard me Herceptin dhe kimioterapi.3

Studimi i APHINITY, është një studim që tregon epërsinë e bllokadës së dyfishtë Perjeta dhe Herceptin plus kimioterapinë, në adjuvant, postoperativ. Dhënia Perjeta me Herceptin  ndjeshëm ulë rrezikun e përsëritjes së kancerit të gjirit ose vdekjen (iDFS) për 19% te personat me HER2-pozitiv kancer të gjirit në fazën fillestare në krahasim me aplokimin vetëm Herceptin dhe kimioterapia.Përfitimi më i madh shihet te pacientët me rrezik të lartë përsëritjeje të sëmundjes, të cilët kanë nyje limfatike pozitive ose që janë me  hormono negativ receptorë. Te ato me kombinim Perjeta dhe Herceptin plus kimioterapi, rreziku i përsëritjes së kancerit të gjirit ose vdekjes zvogëlohet për 25%. Përmes këtyre rezultateve konfirmojnë efikasitetin dhe profilin e sigurisë së bllokadës së dyfishtë HER2, të cilat janë në përputhje me studimet e mëparshme klinike, me një incidencë të ulët të rasteve kardiake. Gjatësia standarde e trajtimit adjuvant te rrezikshmëra e lartë

HER2 pozitiv të kancerit të gjirit me Perjeta dhe Herceptin është 18 cikle, si është në studimin  klinik APHINITY4.

Bllokada e dyfishtë e HER2 plus kimioterapia te pacientët me rrezik të larë HER2 pozitiv të  kancerit të gjëndrës së gjirit, prioritetizohet në protokollet botërore dhe evropiane si është NCCN (National comprehensive cancer network), ESMO (European society for medical oncology)) dhe protokollet e miratuara nga Konferenca St. Konferenca Gallen në Vjenë, (St. Gallen Consensus Conference).

Qëllimi ynë është që përmes kombinimit të Perjeta dhe Herceptin  të rrisim shanset e shërimit dhe për të siguruar një cilësi më të mirë të jetës për çdo pacient onkologjik me HER2 pozitiv kancer të gjëndrës së gjirit.

Autor D-r.spec. Ilir Ismaili

Referencat:

  1. American cancer society (2017), Treating breast cancer, Retrieved from: https://www.cancer.org/content/dam/CRC/PDF/Public/8581.00.pdf
  2. Biological subtypes of breast cancer: Prognostic and therapeutic implications, Ozlem Yersal et al. World J Clin. Oncol., Aug. 2014; PMC4127612
  3. 5-year analysis of neoadjuvant pertuzumab and trastuzumab in patients with locally advanced, inflammatory, or early-stage HER2- positive breast cancer (NeoSphere): a multicentre, open-label, phase 2 randomised trial, Gianni L, Pienkowski T, Im Y-H, et al Lancer Oncol. 2016;17:791 – 800.
  4. Adjuvant pertuzumab and trastuzumab in early HER2-positive breast cancer. Von Minckwitz G, Procter M, de Azambuja E, et al; N.Engl J Med. 2017; 377:122-131

Одговори

Вашата адреса за е-пошта нема да биде објавена. Задолжителните полиња се означени со *