,,Terapija inovative e ,,Roche,,- shpresë për pacientët me HER2 pozitiv dhe trefish negativ kancer të gjëndrës së gjirit,,

 

Sipas statistikave të përpiluara nga Organizata Botërore e Shëndësisë (World Health Organisation – WHO), kanceri i gjëndrës së  gjirit renditet i pari në botë, si sëmundja më e shpeshtë malinje tek gratë 1,2. Të njëjtat të dhëna regjistrohen edhe në shtetin tonë, ku shkalla e vdekshmërisë nga kjo sëmundje është 32 raste në 100,000 banorë3.

Këto gra nuk janë vetëm pjesë e statistikave, ato janë nëna, gratë, shoqet tona. Duke u nisur nga fakti që çdo grua një ditë mund të përballet me kancerin e gjëndrës së gjirit, na jep motivim më të madh për kërkime dhe gjetje të terapive inovative për trajtim efektiv.

Terapitë inovative për trajtim nuk do të ishin të mundshme në qoftëse fillimisht nuk shikohet profili biologjik i kancerit. Profili biologjik identifikohet nga prania ose mungesa e tre receptorëve që veshin sipërfaqen e qelizës tumorale siç janë: estrogenik(ER), progesteronit (PR) dhe HER 2 (Human Epidermal Growth Factor Receptor 2) receptor4.

Sipas profilit biologjik mund të identifikojmë pesë nëntipe molekulare kryesore  të kancerit të gjirit: tipi  luminal  A (pozitiv për receptorët e hormoneve, por HER 2 negativ kancer, me nivele të ulëta të proteinës  Ki-67), tipi  luminal  B (pozitiv për receptorët e hormoneve, mund të jetë HER 2 pozitiv ose negativ, me nivele të larta të proteinës Ki- 67), normal-like kancer (i ngjajshëm me tipin luminal A, por me një prognozë më të keqe), trefish negative dhe HER 2 kancer pozitiv4. Përveç profilit biologjik, tumoret klasifikohen gjithashtu sipas madhësisë dhe përhapjes  së sëmundjes,  ku ne dallojmë stadiumin (fazën) e hershëm, lokalisht të avancuar  dhe stadiumin metaststike.

Mjekët, të cilët trajtojnë kancerin e gjirit, gjatë  marrjes së një vendim për trajtimin referohen në protokollet shëndetësore botërore dhe evropiane. Më së shpeshti përdoren: NCCN (National comprehensive cancer network) dhe ESMO (European society for medical oncology) rekomandimet të cilat bazohen në të dhënat shkencore më të fundit. Gjithashtu  përdoren edhe NICE (National institute for Health and care Excellence) rekomandime që parashohin raportin midis kostos dhe efikasitetit të trajtimit.

Kur diskutojmë për trajtimin e HER 2 pozitiv të kancerit të gjirit, të gjithë këta protokolle rekomandojnë fillimin e mjekimit me HER 2 bllokadën e dyfishtë, më saktësisht me një kombinim të Perjetaës dhe Herceptinit me kimioterapi. Ky kombinim paraqet standard për kujdesin klinik në stadiumin adjuvante  dhe jo adjuvante  të kancerit të hershëm të gjirit tek pacientët me rrezik të lartë, si dhe te trajtimit primar i kancerit metastatik të gjirit5,6,7,8,9,10.

Arritjet më të larta në fushën e kancerit të gjirit me Perjeta dhe Herceptin realizohen  falë mekanizmit të tyre specifik të veprimit që mundëson bllokimin e dyfishtë. Perjeta në mënyrë specifike lidhet me domenin për dimerizim (subdomrni II) dhe parandalon lidhjen HER 2 me proteina të tjera nga familja HER, kurse Herceptina lidhet me subdomenin IV dhe parandalon sinjalizimin e qelizave11,12.

Përveç këtij kombinimi si një agens i përshtatshëm për trajtimin e linjës së dytë të kancerit  të gjirit lokal të avancuara ose metastatik protokollet NCCN dhe ESMO rekomandojnë Kadcyla8,13. Kadcyla është antitrup- medikament  konjugues i ndërtuar nga antitrupi monoklonal trastuzumab, i  lidhur në mënyrë stabile me agens kimioterapeutik. Kur bari lidhet në qelizën tumorale, ndodh depërtimi i antitrup-medikament, konjugat në qelizë, pasuar me lëshimin e agjentit citotoksik, duke mbrojtur kështu qelizat e shëndetshme përreth nga kimioterapia14.

Përveç këtyre risive të rëndësishme në fushën e trajtimit të kancerit HER2 pozitiv, Roche përmes imunoterapisë inovative të kancerit ofron shpresë për pacientët e diagnostikuar me kancer të trefishtë negativ të gjirit15. Kanceret trefish negative kanë receptorë të ulët të estrogjenit, progesteronit dhe HER2, me çka terapija targete standarde te shumica e pacientëve nuk jep rezultate. Atzolizumab * paraqet imunoterapi që lufton kancerin duke rritur përgjigjen imune të pacientit16.

Kohën e fundit, në klinikën tonë përveç trerapisë standarde me Herceptin, dispozicion është edhe terapija inovative për kancerin e gjirit HER2 pozitiv (Perjeta dhe Kadcyla). Çdo ditë përpiqemi të përmirësojmë tretmanin dhe cilësinë e jetës së pacientëve.

Tecentriq është e aprovuar nga SHBA dhe EU dhe vende të tjera në botë, vetë ose në kombinim me target terapinë dhe/ose kimioterapinë në forma të ndryshme me qeliza të vogla të karcionomit të mushkërive të bardha, disa tipa të karcinomit urinar dhe te PD-L1 pozitiv trefish negative kancer të gjëndrës së gjirit.

Referencat:

  1. World Health Organization (WHO).Mortality Database Health statistics and information systems, Geneva, Switzerland 2017: WHO http://www.who.int/healthinfo statistics/mortality_rawdata/en/ [accessed October 2017].
  2. World Health Organization (WHO). International Agency for Research on cancer, global cancer observatory website: http://gco.iarc.fr/
  3. Instituti për shëndet publik i Republikës së Maqedonisë. Neoplazmat Malinje si probleme shëndetësore të jetesës bashkohore‘‘. Qendra për përpunim statistik të të dhënave shëndetësore, publistik dhe edukim, 2016.
  4. Biological subtypes of breast cancer: Prognostic and therapeutic implications, Ozlem Yersal et al. World J Clin. Oncol., Aug. 2014; PMC4127612
  5. National institute for health care and excellence. 2016, Pertuzumab for the neoadjuvant tretatment of HER2-positive breast cancer (NICE Technology appraisal guidance [TA424]). Retrieved from: https://www.nice.org.uk/guidance/ta424
  6. National institute for health care and excellence. 2019, Pertuzumab for adjuvant treatment of HER2-positive early stage breast cancer (NICE Technology appraisal guidance [TA569]). Retrieved from: https://www.nice.org.uk/guidance/ta569
  7. National institute for health care and excellence. 2018, Pertuzumab with trastuzumab and docetaxel for treating HER2- positive breast cancer (NICE Technology appraisal guidance [TA509]). Retrieved from: https://www.nice.org.uk/guidance/ta509
  8. National comprehensive cancer network. Version 2, July 2019
  9. European society for medical oncology. Annals of Oncology 30: 1194-1220, 4 June 2019
  10. European society for medical oncology. Annals of Oncology 29: 1634-1657, 19 July 2019.
  11. Raoprt i zgjedhur të veçorive të preparatit Herceptin
  12. Raoprt i zgjedhur të veçorive të preparatit Perjeta
  13. National institute for health care and excellence. 2017, Trastuzumab emtansine for treating HER2-positive advanced breast cancer after trastuzumab and a taxane. Technology appraisal guidance [TA458]. Retrieved from: https://www.nice.org.uk /guidance/ta458
  14. Raoprt i zgjedhur të veçorive të preparatit Kadcyla
  15. Atezolizumab and Nab-Paclitaxel in Avanced Triple-Negative Breast cancer, Schmid P. et al, N Engl J Med., 2018.
  16. Raoprt i zgjedhur të veçorive të preparatit Tecentriq

Autor D-r.spec. Ilir Ismaili

Одговори

Вашата адреса за е-пошта нема да биде објавена. Задолжителните полиња се означени со *